Vesna Besiç
03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Për shkak të mjegullës në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës sot në mëngjes është anuluar fluturimi i Turkish Airlines drejt Sarajevës, konfirmuan nga aeroporti i Sarajevës për Anadolu Agency (AA).
"Fluturimi i ardhshëm i Turkish Airlines nga Stambolli është planifikuar në ora 13.55 minuta kur pritet edhe përmirësimi i motit", kanë thënë nga Shërbimi për marrëdhënie me publikun në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës.
Mjegulla në vjeshtë apo dimër është një shkak i zakonshëm i anulimit apo zhvendosjes së fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar në Sarajevë.