Süleyman Elçin
15 Tetor 2016•Përditësim: 16 Tetor 2016
ANTALIA (AA) - Në Turqi, në kuadër të hetimit për shpërthimin në Antalia janë arrestuar 25 anëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ka ndodhur të premten në rrugën Antalia-Kemer, pas të cilit departamenti i policisë kundër terrorizmit në Antalia ka nisur hetimet.
Operacionet u kryen në të njëjtën kohë edhe në qytetet Dijarbakir, Batman, Sirnak, Manisa, Ankara dhe Stamboll.
Pas marrjes së dëshmive, personat e arrestuar do t'i dorëzohen autoriteteve kompetente gjyqësore.
Nga shpërthimi që ndodhi para shtëpizës së peshkatarëve, nuk pati viktima e as të plagosur, por janë shkaktuar dëme në kontejnerët e kompanisë së peshkimit.