Dilan Pamuk
28 Dhjetor 2020•Përditësim: 29 Dhjetor 2020
Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën kur një minibus pasagjerësh u përplas sot me një maunë në Turqinë juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi në rrethin Yüksekova të provincës Hakkari, ku u ul dukshmëria në rrugë për shkak të mjegullës së dendur.
Minibusi po udhëtonte për në provincën lindore Van.
Forcat e xhandarmërisë siguruan zonën, ndërsa Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), departamenti i zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore transferuan të plagosurit dhe ata që humbën jetën në Spitalin Shtetëror Yüksekova.