Gülbahar Sayım
06 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
TUNUS (AA) – Në Republikën e Afrikës së Qendrore përkundër asaj që është e ndaluar transporti i njerëzve me kamion, si pasojë e përmbysjes të kamionit i cili mbante pasagjerë , humbën jetën të paktën 77 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të shtypit kombëtar, transporti i pasagjerëve me kamion është i ndaluar. Ndërkaq duke shkuar nga qyteti Bambari për në rajonin Ippy shoferi i kamionit humbi kontrollin e drejtimit të automjetit.
Në aksidentin ku kamioni u rrëzua të paktën 77 persona humbën jetën, kurse afër 60 të tjerë u plagosën.
Zyrtarët njoftuan se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.