Ahmet Gençtürk
24 Janar 2021•Përditësim: 25 Janar 2021
Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se Forcat Turke të Sigurisë bindën 5 terroristë të braktisin armët dhe të dorëzohen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së ministrisë, përmes përpjekjeve të koordinuara të policisë dhe forcave të xhandarmërisë, katër terroristë të PKK-së dhe një terrorist i ekstremit të majtë u bindën të braktisin armët dhe të dorëzohen në Turqi.
Në deklaratë bëhet e ditur se terroristët iu bashkuan grupeve terroriste në data të ndryshme midis viteve 1993-2015 dhe ishin aktivë në Siri dhe Irak.
Nga ministria gjithashtu bëjnë të ditur se numri i terroristëve të PKK-së të cilët janë dorëzuar përmes bindjes këtë vit ka arritur në 14.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.