Ali Rıza Akkır
04 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
MUGLA (AA) – Një arkitekt nga Fethiye, në jugperëndim të Turqisë, Orhan Cebi (49) nga materialet e mbeturinave ndërton motoçikleta unike, raporton Anadolu Agency (AA).
Cebi, i pasionuar pas motoçikletave dëshiron, siç thekson, të shfrytëzojë kreativitetin e tij të cilin e fitoi gjatë viteve teksa merrej me arkitekturë. Para se të fillojë me rregullimin e motoçikletave, Cebi fillimisht i skicon, e pastaj skicën e përpunon me anë të një programi dedikues kompjuterik.
%2FNew%20folder%2F20160704_2_17862339_11924800.jpg)
Më pas në mbeturina kërkon zinxhirë, amortizerë, rrota dhe pjesë të tjera, për t’i përdorur në “krijimet” e tij. Cebi, siç thekson, si fëmijë dëshironte motoçikleta dhe pasi të kryejë punët e rregullta që i ka si arkitekt me këmbëngulje kthehet në dashurinë e tij të parë, motoçikletat për të cilat shumë lexon dhe gjithmonë kërkon ide të reja për motoçikleta unike.
“Pjesë të caktuara dhe interesante që i gjej në mbeturina i shfrytëzojë për bërjen e motoçikletave. Së paku njëherë në javë vizitojë mbeturinat në të cilat kërkoj pjesë të reja. Shikoj çfarë ka dhe them 'Po' prej kësaj mund të bëhet motoçikletë”, theksoi Cebi.