Ilkay Guder
04 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në mesazhin e tij për festën e Fitër Bajramit shprehet se "Po zhvillojmë marrëdhëniet tona me Izraelin dhe me Rusinë. Hapat pozitivë të ndërsjellë në javët e fundit, japin shpresë për të ardhmen", raporton Anadolu Agency (AA).
Duke shprehur përgëzimet për Fitër Bajramin, Erdoğan ka vënë në dukje se përgjatë muajit të Ramazanit nëpër qytete, lagje, me të afërmit, me fqinjët, me vëllezërit dhe me njerëzit në nevojë janë ndarë buka dhe uji. "Bajramet krahas se janë një bekim i Krijuesit tonë ato gjithashtu janë një mundësi e rëndësishme për të përmirësuar bashkimin tonë kombëtar dhe solidaritetin si dhe për të ripërtërirë vëllazërinë tonë", shprehet presidneti turk.
Ndër të tjera ai ka theksuar se e gjithë bota islame po feston Fitër Bajramin si dhe muslimanët që drejtohen të gjithë nga e njëjta kible përjetojnë gëzimin me zemrat, shpirtrat dhe gjithë vetveten e tyre. Erdoğan ka shtuar: "Në këtë periudhë ku bota islame feston, ka edhe vëllezër që nga Afganistani e deri në Siri të cilët ndodhen në situata të ndryshme të vështira. Fatkeqësisht edhe në vendin tonë gëzimi i Bajramit ka rënë në hijen e sulmeve terroriste, të cilat pavarësisht ditëve të shenjta vazhduan. Forcat tona të sigurisë që kanë dhënë përpjekjet e tyre të guximshme kundër organizatës terroriste, kanë rënë dëshmorë edhe në muajin e Ramazanit. Me këtë rast ndaj të gjithë dëshmorëve kryesisht atyre që kanë rënë në vitin e fundit në luftën kundër terrorizmit uroj që mëshira e Allahut qoftë mbi ta. Shpreh ngushëllimet për popullin tonë si dhe uroj nga Krijuesi ynë shërim të shpejtë për të plagosurit nga radhët e forcave tona të sigurisë."
- "Ne kemi marrë masat tona kundër krizës ekonomike dhe politike globale"
"Ndodhemi në një periudhë ku bota po përjeton ndryshime të rëndësishme. Kriza njerëzore në Siri vazhdon të ju kushtojë edhe jetën të pafajshmeve ku deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën 600 mijë persona. Ne duke mbrojtur vëllezërit e strehuar në vendin tonë të ardhur si nga Siria ashtu edhe ato nga Iraku kemi bërë dhe bëjmë atë çfarë mundemi duke mbështetur përpjekjet që kriza e Sirisë të marrë një zgjidhje të drejtë. Europa po përleshet me probleme të ndryshme. Ndaj të cilave i janë shtuar edhe destabilizimi ekonomik dhe kriza politike. Vendimi i Britanisë për daljen nga Bashkimi Europian, nxit edhe vendet e tjera. Ata që tërheqin botën në kaos, nuk pengojnë dot forcimin e tendencave raciste dhe diskriminuese në vendet e tyre. Ne si Turqi kemi marrë masat kundër krizave ekonomike dhe politike globale, kemi bërë përgatitjet tona, dhe vazhdojmë të përparojmë hap pas hapi drejt objektivave tona 2023", ka theksuar në Erdoğan.
- "I kemi lënë prapa lëkundjet në marrëdhëniet ndërkombëtare"
Erdoğan më tej në mesazhin e tij shprehet se "Po zhvillojmë marrëdhëniet tona me Izraelin dhe me Rusinë. Hapat pozitivë të ndërsjellë në javët e fundit, japin shpresë për të ardhmen. Po riparojmë marrëdhëniet e shkëputura duke tejkaluar krizat që kanë shkaktuar çështjen e Sirisë, terrorizmin, tensionet sunnite. Po heqim një e nga një pengesat para udhës sonë."
Pasi ka vënë në dukje se janë përgatitur për të vendosur në shërbim të popullit projekte të reja Erdoğan ka vlerësuar: "Së fundmi vendosëm në shërbim të popullit urën Osman Gazi. Populli ynë të jetë dhe të mbajë zemrën të gëzuar. Ashtu sikurse populli ynë nuk na ka braktisur në mes të udhës, edhe ne nuk kemi treguar dhe nuk të tregojmë asnjë milimetër devijim nga objektivi ynë i Turqisë së madhe."
Erdoğan gjithashtu duke tërhequr vëmendjen se Turqia nuk është një vend i përbërë vetëm nga 780 mijë km katrorë, por ka pas një trashëgimi të thellë, vlera të pasura të qytetërimeve, një potencial të fuqishëm, ka theksuar ndër të tjera se ato do të vazhdojnë të jenë shpresa e të shtypurve, viktimave, dhe të prekurve në botë.
"Si vend do të rritemi e do të forcohemi, nuk do ti japim mundësi atyre që duan të na pengojnë me terrorizëm dhe me kriza. Lutja ime për popullin tonë është që të jetë vigjilent dhe i kujdesshëm kundër atyre që dëshirojnë të na dëmtojnë lidhjet tona vëllazërore. Do të jemi një, të mëdhenj, të gjallë, vëllezër dhe të gjithë së bashku do të jemi Turqi. Kemi nevojë më shumë se kurrë të përqafohemi dhe të solidarizohemi me njëri-tjetrin. Bajramin ta vërejmë si një mundësi për këtë", u shpreh presidenti i Turqisë.
Erdogan ka shprehur urimet për festën e kombit dhe botës islame si dhe ka uruar që Bajrami të sjellë qetësi, lumturi, shpëtim për të gjitha zemrat, shtëpitë, vendet dhe botën islame.