Cankut Taşdan
29 Shtator 2021•Përditësim: 29 Shtator 2021
Në një operacion të ndërmarrë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, janë arrestuar 12 nga 15 shtetas të huaj të dyshuar, të cilët ishin përcaktuar se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e drejtorisë së inteligjencës dhe luftës kundër terrorizmit të policisë së Ankarasë, përcaktuan se në kryeqytet ndodheshin 15 shtetas të huaj të cilët kishin lidhje me anëtarët e organizatës terroriste DEASH që ndodhen në zonat e konfliktit.
Forcat e policisë në kuadër të kësaj zhvilluan një operacion kundër 15 personave të dyshuar. Në operacionin e kryer njëkohshëm në adresat e përcaktuara u arrestuan 12 shtetas të huaj të dyshuar.
Gjithashtu theksohet se vazhdojnë punimet për arrestimin e të dyshuarve tjerë në arrati.