Ahmad Sehk Youssef,Zeynep Tüfekçi
02 Maj 2018•Përditësim: 02 Maj 2018
BAGDAD (AA) – Në një sulm të armatosur të militantëve të organizatës terroriste DEASH ndaj kryeqytetit të Irakut në Bagdad kanë humbur jetën të paktën 8 persona, 2 prej tyre policë, si dhe janë plagosur 12 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga spitali shtetëror në qarkun Tarimiyye në veri të Bagdadit, militantët e DEASH-it kanë realizuar një sulm të armatosur në qark.
Si pasojë e sulmit 8 persona kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve 2 policë dhe 12 të tjerë janë plagosur.
Zyrtari në Drejtorinë Policore të Bagdadit, Numan Hamid ez-Zuheyri, thotë se sulmi është realizuar si rezultat i gjuajtjes me armë zjarri të terroristëve ndaj këmbësorëve në qendrën e qarkut Tarimiyye.
Edhe pse qeveria e Bagdadit në muajin dhjetor të vitit 2017 ishte shprehur se territori i shtetit është pastruar nga DEASH-i, organizata ende kohë pas kohe po vazhdon të realizojë sulme.