Uğur Ulu
16 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
BURSA (AA) - Në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO/PDY në shtatë qytete të Turqisë sot janë arrestuar 27 oficerë policie, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria ka lëshuar një urdhër për arrestimin e punonjësve të policies pasi është konstatuar se kanë përdorur sistemin e koduar të komunikimit ByLock i njohur si sistemi i komunikimit nga anëtarët e organizatës terroriste FETO gjatë përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik të këtij viti.
Për arrestimin e të dyshuarve policia kishte ndërmarrë një veprim të koordinuar në qytetet Bursa, Stamboll, Ankara, Izmir, Sakarya, Mersin dhe Hataj.