Halil Demir,Mustafa Hatipoğlu
30 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Policia turke ka privuar nga liria të paktën 33 persona në Stamboll, Konia dhe Kirklareli të cilët dyshohen se kanë financuar organizatën terroriste të Fetullah Gulenit, strukturat paralele (FETO/PDY), ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe udhëheqës të disa kompanive dhe organizatave joqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria lëshoi një urdhër për arrestimin dhe kryerjen e kontrollit të shtëpive dhe ndërtesave afariste të 65 personave ndaj të cilëve udhëhiqen hetime se janë anëtarë aktivë të një organizate terroriste dhe pastrimit të parave, në mënyrë që ti përdorin për organizatën Fetullahçi ose FETO.
Me urdhër të Prokurorisë policia turke kreu bastisje në 65 adresa, duke përfshirë edhe shtatë kompani dhe një shoqatë.