Burak Dağ
19 nëntor 2020•Përditësim: 19 nëntor 2020
Të paktën 32 shpërndarës të dyshuar të drogës u arrestuan në një operacion të madh anti-narkotik në juglindje të Turqisë, njoftuan sot zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dyshuarit u arrestuan teksa ekipet e policisë bastisën në 30 adresa në një operacion në rrethin Sahinbey të provincës Gaziantep.
Deri në 579 pjesëtarë të policisë, së bashku me njësitë e qenve, automjete ajrore pa pilot dhe helikopterë, ishin pjesë e operacionit të gjerë.
Rreth 3.180 kilogramë marijuanë, 1.090 kilogramë heroinë, 2.228 kilogramë narkotikë të tjerë dhe 441 drogë opiumi u sekuestruan në operacion.