Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
25 Dhjetor 2020•Përditësim: 25 Dhjetor 2020
Së paku shtatë të dyshuar u arrestuan sot në Stamboll nga ekipet e sigurisë si pjesë e operacioneve anti-terroriste kundër grupeve terroriste DEASH dhe Al-Kaeda, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia antiterroriste filloi operacione paralele në 10 vende të ndryshme në Stamboll kundër organizatave terroriste, theksuan burime të sigurisë.
Në disa bastisje të zhvilluara në Esenyurt, Bagcılar, Fatih, Kucukcekmece, Sisli dhe Sultanbeyli të Stambollit, ekipet kundër-terrorizmit arrestuan shtatë nga 10 të dyshuarit e kërkuar.
Kërkimi për tre të dyshuarit e mbetur vazhdon. Katër nga shtatë të dyshuarit janë shtetas të huaj, theksuan burimet, duke shtuar se materiale dhe dokumente dixhitale u sekuestruan gjatë operacioneve.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.