Burak Dağ
25 Dhjetor 2020•Përditësim: 25 Dhjetor 2020
Rojet bregdetare turke shpëtuan së paku 162 azilkërkues të cilët u shtynë në ujërat territoriale turke nga pala greke, theksuan të enjten burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Roja bregdetare turke në deklaratën e saj theksoi se një ekip u dërgua në një zonë pranë Kusadasit në provincën perëndimore Aydin, pasi mësoi për grupin e azilkërkuesve të bllokuar në 6 gomone.
Sipas deklaratës, gjithsej 72 azilkërkues u dërguan në breg.
Ndaras, një ekip tjetër i Rojës bregdetare turke u dërgua në brigjet e Ayvacikut në provincën veriperëndimore të Çanakkalasë për të shpëtuar së paku 53 azilkërkues.
Azilkërkuesit synonin të arrinin në ishullin Lesbos të Greqisë me një gomone dhe varkë shpëtimi.
Personeli i Rojës bregdetare turke në provincën veriperëndimore Balikesir shpëtoi 37 azilkërkues.
Pas kontrolleve rutinore, azilkërkuesit u dërguan në autoritetin provincial të migracionit.
Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme tranziti për azilkërkuesit që dëshirojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.