Sena Güler
18 Shkurt 2021•Përditësim: 18 Shkurt 2021
Të paktën tetë terroristë të dyshuar të DEASH-it janë arrestuar në një operacion antiterrorist në Turqinë jugore, njoftoi një burimi i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e policisë së antiterrorit në provincën Adana filluan operacionet për kapjen e nëntë të dyshuarve të akuzuar për promovim të terrorizmit në mediat sociale, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.
Pas lëshimit të urdhër arrestit nga autoritetet për nëntë të dyshuar, përfshirë pesë sirianë dhe katër shtetas irakianë, ekipet e policisë bastisën adresat dhe arrestuan tetë prej tyre, shtoi burimi.
Përpjekjet janë duke vazhduar për arrestimin e të dyshuarit të mbetur.
Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist në vitin 2013.
Që atëherë vendi është sulmuar disa herë nga grupi terrorist, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje të tyre, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.