Sertaç Bulur,Fatih Çakmak
25 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
ANKARA (AA) – Një person me shtetësi të Britanisë së Madhe u arrestua në kryeqytetin turk Ankara, në përpjekje për t'u bashkuar me organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së nga burime të policisë ka mësuar se bëhet fjalë për personin me inicialet M.A., e cila në territorin e Turqisë ka hyrë më 16 shkurt, kurse dy ditët e fundit kishte qëndruar në Ankara.
Policia në Ankara ka zbuluar se M.A. ishte vendosur në një hotel në komunën Altindag, pas së cilës u arrestua dhe iu dorëzua Zyrës për të Huajt. Në ditët në vijim pritet deportimi i saj.