İzzet Mazi
22 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
KILIS (AA) - Raketa të shkrepura nga Siria ranë në arat e qytetit turk Kilis. Me këtë rast nuk pati viktima e as të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA, raketat ranë në fshatin Javuz Sulltan Selim, kurse në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e emergjencës dhe Mbrojtjes Civile.
Në vendet ku ndodhën detonime të fuqishme janë ndërmarrë masa të larta të sigurisë.
Të paktën tre persona u plagosën nga shpërthimi i tre predhave të artilerisë, të cilat të martën nga Siria ranë në zonën e Kilis, kurse një ditë më parë, katër raketat e shkrepura nga Siria vranë pesë persona dhe plagosën gjashtë të tjerë.