Sertaç Bulur
30 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Në operacionet e kryera nga ana e njësiteve anti-terroriste të forcave të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH në tre vitet e fundit u paraburgosën gjithsej 2 mijë 627 anëtarë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që mori gazetari i AA-së nga zyrtarët e sigurisë, organizata terroriste DAESH e cila aktivitetet e saj në Turqi i nisi nga viti 2013, të njëjtin vit u vëndua në listën e organizateve terroriste nga Turqia. Në operacionet kundër DAESH-it në vitin 2013 u arrestuan 230 anëtarë të orgnizatës. Madje, 152 prej tyre ishin shtetas turq, ndërsa 78 shtetas të huaj. Ndërsa 78 të dyshuarit u arrestuan, ku 12 ishin shtetas të huaj.
Në operacionet që u ndërmorën vitin e kaluar numri i të paraburgosurve u trefishua. Në këto operacione janë arrestuar 615 persona ndër të cilët 375 janë shtetas turq dhe 240 të tjerët janë shtetas të huaj nga vende të ndryshme. Nga 87 të arrestuarit 66 janë shtetas turq, ndërsa 21 janë shtetas të huaj.