Sinan Uslu
05 Maj 2017•Përditësim: 06 Maj 2017
ANKARA (AA) – Gjatë javës së kaluar, në kuadër të operacioneve antiterroriste kundër organizatës terroriste PKK, janë neutralizuar gjithsej 78 terroristë, ndërsa në mesin e terroristëve të neutralizuar është edhe Firat Berkpinar, që gjendet në listën e terroristëve më të kërkuar, bën të ditur Shtatmadhoria e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në operacionet antiterroriste janë konfiskuar një sasi e madhe e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.
Janë kapur dhe privuar nga liria më shumë se gjashtë mijë persona të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë kufirin turk me vendet fqinje.
Gjatë javës së kaluar në operacionet antiterroriste ka rënë dëshmor një ushtar turk, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.
Ofensiva në veri të Sirisë, që ka filluar me qëllim të parandalimit të sulmeve të terroristëve të DEASH-it dhe mbështetjes për kthimin e civilëve të shpërngulur, që e kryeson Ushtria e Lirë Siriane me mbështetje të forcave turke, edhe më tej zgjat në kuptimin e mbrojtjes së 243 vendbanimeve të çliruara në hapësirën prej mbi dy mijë kilometrave katrorë.