Burcu Arik
27 Mars 2018•Përditësim: 27 Mars 2018
VAN (AA) - Më shumë se 100 kg heroinë u konfiskuan gjatë një operacioni policor në provincën lindore të Turqisë Van, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të lëshuar sot nga policia e provincës Van, thuhet se operacioni ishte drejtuar kundër trafikantëve të drogës të cilët finacojnë organizatën terroriste PKK/KCK në qarqet Bakala dhe Edremit.
Në qarkun Baskal, ekipet policore kapën më shumë se 92 kilogram heroinë, e cila u gjet në një kamion në autostradën Van-Hakari. Gjatë operacionit u arrestuan shtatë persona të dyshuar për trafik droge, thueht më tej në deklaratë.
Policia në qarkun Edremit kapi 8.8 kilogram heroinë të fshehur në një jastëk në kamion. Dy të dyshuar, përfshirë edhe shoferin e kamionit, u arrestuan.