Hülya A. Gündüzalp
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
ÇANAKKALE (AA) - Katër fëmijë të moshës prej një deri në katër vjeç janë mbytur në Detin Egje në afërsi të qytetit Çanakkale, në veriperëndim të Turqisë kur një anije që transportonte refugjatët u fundos, raporton Anadolu Agency (AA).
Roja bregdetare turke arriti të shpëtojë 19 refugjatë, por për vajzën dhe tre djem ishte shumë vonë.
Siç mëson gazetari i AA, një grup refugjatësh sirianë janë nisur ilegalisht nga bregdeti në Baliksehir, në ishullin grek Lesbos. Ende është i panjohur shkaku i përmbytjes së anijes.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë tre barka të rojës bregdetare dhe një helikopter.