Erdal Türkoğlu
15 Shtator 2019•Përditësim: 16 Shtator 2019
Në distriktin Altınözü, të provincës Hatay në Turqi, janë ndaluar 64 migrantë të cilët në këtë vend hynë në mënyrë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e njësitit kufitar gjatë patrullimit në rajonin jo shumë larg kufirit me Sirinë hasën në një grup njerëzish për të cilët më pas u konstatua se janë nga Siria, ndërsa në Turqi kanë hyrë në mënyrë ilegale.
Të huajt u janë dorëzuar pjesëtarëve të xhandarmërisë për procedurat e mëtejshme.