Burak Dağ
04 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" të paktën tre terroristë në një operacion të mbështetur nga ajri në Turqinë lindore, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në kuadër të operacionit Yıldırım-3 në zonat rurale të rrethit Doğubayazıt në provincën Ağrı, thuhet në deklaratën e ministrisë të shtunën.
Numri i terroristëve të neutralizuar si pjesë e operacioneve Yıldırım u rrit në gjashtë të shtunën, me tre në Diyarbakır, pasi tre terroristë të tjerë të PKK-së u neutralizuan më herët gjatë ditës.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Lidhja e terroristëve nuk u përmend, por grupi terrorist PKK është aktiv në rajon.
Këtë verë, Turqia nisi një seri operacionesh të sigurisë për të neutralizuar terroristët që besohet se fshihen në lindjen dhe juglindjen e vendit.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.