Vesna Besiç
16 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
STAMBOLL (AA) - Shtetasit turq dhe turistë të shumtë nga e gjithë bota vazhdojnë të vendosin karajfilë të kuq në përkujtim të dhjetë viktimave në sulmin terrorist në Sultanahmet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e atyre që në këtë mënyrë kanë nderuar viktimat e sulmit ishte edhe një grup i anëtarëve të komunitetit jemenas në Turqi.
Sulmi vetëvrasës me bomba në sheshin Sultanahmet të Stambollit la të vrarë dhjetë persona dhe plagosi 15 të tjerë. Sulmi, sipas policisë turke, është kryer nga sulmues me origjinë nga Siria, pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.
Në mesin e dhjetë viktimave nga sulmi shumica ishin shtetas të Gjermanisë.