Ramazan Özdemir
08 Mars 2017•Përditësim: 08 Mars 2017
HATAY (AA) - Në provincën kufitare turke Hataj është ndaluar një grua për të cilën dyshohet se është anëtare e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Njësitë kufitare kanë konstatuar se një grua në mënyrë të paligjshme është përpjekur të kalojë nga Turqia në Siri. Personi me inicialet A. M., shtetase e Turqisë, u arrestua pas një inspektimi të forcave të sigurisë, pas dyshimeve se mund jetë anëtare e DEASH-it.
Pas marrjes në pyetje është dërguar në gjykatë për procedim të mëtejshëm.