Halil Demir
22 Shtator 2016•Përditësim: 22 Shtator 2016
STAMBOLL (AA) - Në operacionin e zhvilluar kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 16 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke u bazuar në informacionet se disa të dyshuar në Stambll po përgatiten për aksione Ekipet e Drejtorisë policore në Stamboll në të njejtën kohë ndërmorrën operacione në Sultanbeyli, Sancaktepe, Maltepe, Uskudar dhe në 20 adresa në Umraniye.
Në këto operacione u arrestuan 16 të dyshuar. Gjatë kërkimeve të bëra në këto adresa u konfiskuan një numër i madh dokumentesh të organizatës, material dixhital si dhe libra që kanë të bëjnë më organizatën teroriste FETO.
Në ndërkohë u konfirmua se disa nga të dyshuarit kanë shkuar në zonat e konfliktit në Siri.
Pas kontrolleve mjekësore të të dyshuarave vazhdojnë procedurat tjera në polici.