Satuk Buğra Kutlugün
31 Korrik 2016•Përditësim: 01 Gusht 2016
ORDU (AA) - Në sulmin terrorist ndaj forcave turke të sigurisë tre ushtarë ranë dëshmorë ndërsa dy të tjerë u plagosën të dielën gjatë operacionit kundër organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i provincës Ordu, Irfan Balkanlioglu në deklaratën për AA tha se terroristët kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve gjatë operacionit antiterrorist i cili ende vazhdon.
Sulmi ndodhi në pjesën malore të qarkut Mesudiye, në jug të qytetit bregdetar Ordu.
"Për fat të keq, tre ushtarë humbën jetën ndërsa dy u plagosën. Komandanti i xhandarmërisë së provincës arriti në vendngjarje. Në prani të forcave tona të sigurisë dhe popullit tonë, terroristët nuk mund të gjejnë strehim në rajonin tonë", tha Balkanlioglu.
PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, në korrik të vitit 2015, ka vazhduar fushatën e saj të armatosur kundër shtetit turk.
Që atëherë humbën jetën rreth 600 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë, përfshirë ushtarë, policë dhe pjesëtarë të rojeve të fshatit. Në operacionet në Turqi dhe në veri të Irakut u vranë më shumë se 7.000 terroristë të PKK-së.