Zafer Fatih Beyaz
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
ANKARA (AA) – Prokuroria në Ankara ka ngritur një padi të re kundër 12 anëtarëve të organizatës terroriste FETO/Strukturat paralele shtetërore, në të cilën të dyshuarit akuzohen se përmes shpërdorimit të ndjenjave fetare dhe kombëtare në mënyra të ndryshme kanë mbledhur para të cilat ua kanë dhënë kompanive, shoqatave dhe institucioneve të cilat punonin për FETO/PDY, raporton Anadolu Agency (AA).
Padia, e cila përmban edhe përshkrimin e themelit, objektivat dhe struktura e lëvizjes FETO/PDY në vend dhe jashtë saj, është përgatitur nga prokurori i Departamentit për vepra penale që kanë të bëjnë me shkeljen e rendit kushtetues Velihattin Eldemir, dhe është dorëzuar për përpunim në 4 gjykata penale në Ankara.
Në një pjesë të aktakuzës ku flitet për strukturën e organizimit theksohet se Fethullah Gylen udhëheq me FETO/PDY dhe se kjo është një organizatë që ka strukturë shumë të fortë kierarkike nga çdo grup apo lëvizje tjetër e paligjshme.
Duke treguar në saktësinë e organeve këshilluese dhe ekzekutive dhe Kuvendit të varur nga Guleni, në aktakuzë theksohet se të gjithë anëtarët e organizatës FETO/PDY janë të rregulluara në mënyrë kierarkike dhe se kjo kierarki shtrihet nga anëtarët e komunitetit dhe studentët, deri tek liderët lokal, të qytetit dhe ato rajonal dhe deri tek udhëheqësit kryesorë në krye të koordinimit në nivel global.
Në aktakuzë thuhet se udhëheqja e organizatës FETO/PDY kujdes të veçant i kushton shmangies të çdo konflikti, mendimeve të ndryshme dhe të diskutimit të urdhrave të lëshuara dhe se në këtë kontekst shpesh përdorin strategjinë e martesave në mes të anëtarëve që janë pjesë organizatës.
Prokuroria gjithashtu në aktakuzë thekson se udhëheqësia përmes një urdhëri ka ndaluar shprehjen e mendimit të tyre rreth çështjeve politike apo cështjeve të ndryshme globale në opinion që nuk janë të lidhura me FETO/PDY.