Havva Kara Aydın
22 Shtator 2020•Përditësim: 22 Shtator 2020
Më shumë se 500 objekte historike janë sekuestruar në një operacion në Turqinë qendrore, theksuan sot burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke vepruar mbi një informacion, ekipet e xhandarmërisë kontrolluan një automjet të dyshuar në rrethin Sorgun të provincës Yozgat dhe gjetën objektet.
Sendet e sekuestruara përfshinin 455 monedha, 10 skulptura, 29 unaza, 17 vula, pesë varëse, gjashtë majë shigjetash, një kryq, tetë detektorë kërkimi metali, 12 materiale gërmimi, 15 pyka dhe objekte të tjera.
Një i dyshuar i identifikuar vetëm me inicialet H.G u mor në paraburgim.
Turqia ka qenë atdheu i shumë civilizimeve antike për mijëra vjet, dhe kështu, është e pasur me relike. Kjo ka tërhequr kontrabandistë të cilët shpesh plaçkitin varret dhe vendet e tjera arkeologjike.