Gökhan Gücüklüoğlu
08 qershor 2021•Përditësim: 08 qershor 2021
Miqësia e një qeni dhe një mace, të cilët ndajnë të njëjtën hapësirë në qytetin Sinop të Turqisë, i befason ata që i shohin, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeni dhe macja kalojnë shumë kohë së bashku përpara ndërmarrjes në rrugën "Atatürk". Ato kalojnë pjesën më të madhe të ditës së bashku, ndërsa nuk ndahen madje as duke fjetur.
Pronari i objektit, Sinan Ergen, në një deklaratë për AA tha se miqësia midis qenit dhe maces befason kalimtarët.
“Për shumë vite, këto kafshë jetojnë në harmoni dhe qëndrojnë para ndërmarrjes sonë. Ata kalojnë pjesën më të madhe të kohës së bashku. Ata hanë dhe flenë së bashku. Me të vërtetë kanë një miqësi që shumëkush mund ta ketë zili", tha Ergen.