Şafak Yel
23 Qershor 2021•Përditësim: 24 Qershor 2021
Të paktën 732 artefakte historike u sekuestruan sot në perëndim të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komanda provinciale e Xhandarmërisë njoftoi se duke vepruar mbi një informacion që artefaktet do të kontrabandohen, një automjet që mbante artefakte historike u ndalua në rrethin Torbali të provincës së Izmirit.
Të paktën 721 monedha, 11 vathë, gjerdanë dhe maja shigjetash të cilat konsiderohet se i përkasin periudhës osmane dhe bizantine u gjetën në automjet.
Artefaktet u dorëzuan në Drejtorinë provinciale të muzeut ndërsa 2 të dyshuar u arrestuan për kontrabandë.