Mustafa Yıldırım
29 Tetor 2017•Përditësim: 30 Tetor 2017
IZMIR (AA) - Në operacionet e ndërmarra në 8 qytete nga forcat turke të sigurisë në dy ditët e fundit kundër organizatës terroriste DEASH, janë arrestuar 143 persona të dyshuar për lidhje me organizatën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përpiluara nga AA, bëhet e ditur se forcat e sigurisë që vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste ma operacionet që kanë ndërmarrë, i kanë shkaktuar një goditje të madhe organizatës terroriste DEASH.
Në operacionet të cilat kanë nisur ditën e djeshme dhe kanë vazhduar edhe sot në 8 qytete, kryesisht në Ankara, Stamboll dhe Izmir, njoftohet se janë arrestuar 143 persona të dyshuar, në mesin e të cilëve ndodhen edhe shtetas të huaj. Gjithashtu gjatë operacione janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve, si dhe dokumente të organizatës.
Në operacionet e ndërmarra nga ekipet e anti-terrorizmit të policisë në Stamboll, theksohet se janë shkatërruar dy "shtëpi celula" ku qëndronin anëtarët e DEASH-it në rajonin Arnavutköy dhe Esenyurt të Stambollit. Si rezultat i operacioneve janë konfiskuar lëndë kimike që përdoren për bërjen e bombave, telekomanda dhe materiale të tjera.
Ndërsa në një operacion antiterrorist kundër organizatës DEASH në Eskishehir, në veriperëndim të Turqisë, janë arrestuar pesë shtetas të huaj. Ekipet për luftë kundër terrorizmit kanë kryer bastisje në pesë adresa të ndryshme në qytet, ku kanë arrestuar katër shtetas të Irakut dhe një të Tataristanit.