Fahri Aksüt
28 shtator 2020•Përditësim: 28 shtator 2020
Policia turke ka sekuestruar 188 kilogramë kanabis në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet anti-narkotike zhvilluan operacione në rrethet Kartal dhe Pendik të qytetit dhe arrestuan dy të dyshuar, të cilët u dërguan në një gjykatë lokale.
Forcat turke ndërmarrin veprime të ashpra për të ndaluar tregtinë e paligjshme të drogës duke filluar operacione gjatë gjithë vitit.