Sebahatdin Zeyrek
06 prill 2021•Përditësim: 07 prill 2021
Thuajse 500 artefakte historike sot u sekuestruan në provincën jugperëndimore të Turqisë, Denizli, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e xhandarmërisë provinciale kryen një operacion pasi morën një informacion se dy njerëz po përpiqeshin të shisnin artefakte historike në dy rrethe të ndryshme.
Forcat e xhandarmërisë sekuestruan 442 monedha, 17 unaza, një kokë statuje, një shishe lakrimatori dhe 15 objekte të tjera historike.
Derisa objektet u dorëzuan në drejtorinë e muzeut, gjashtë të dyshuar u arrestuan me akuza për kontrabandë.