Sebahatdin Zeyrek
04 korrik 2017•Përditësim: 04 korrik 2017
DENIZLI (AA) - Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburantësh pas përplasjes me një maune të bashkisë e cila po transporonte bolduzer për fikjen e zjarreve pyjore në Denizli të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara, përplasja mes cisternës dhe maunes me buldozer për aktivitetet zjarrfikëse në pyjet e rajonit ka ndodhur në dalje të rajonit Saraykoy në Denizli.
Shpërthimi i cisternës që ka ndodhur pas përplasjes është shoqëruar me zhurmë të madhe.
Zjarri i shkaktuar ka prekur të paktën edhe katër automjete që në ato çaste kanë kaluar në vendin e ngjarjes. Në rajon janë dërguar numër i madh zjarrfikësish dhe ekipesh shëndetësore dhe policore.
Siç bëhet e ditur, si pasojë e shpërthimit, copë të shkëputura nga cisterna janë shpërndarë në diametër deri në një kilometër.