Burak Bir
06 Janar 2022•Përditësim: 07 Janar 2022
Forcat turke të sigurisë kanë sekuestruar artefakte historike, duke përfshirë mijëra monedha bizantine, të epokës romake, theksuan burimet dhe zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në provincën qendrore Kayseri, rreth 5.100 monedha bizantine, të epokës romake dhe dy skulptura u sekuestruan nga policia, ndërsa dy të dyshuar u arrestuan, theksuan burimet.
Monedhat e konfiskuara thuhet se kapin vlerën e rreth 5 milionë lira turke (mbi 365.000 dollarë), thanë burimet.
Ndaras, forcat lokale të xhandarmërisë në provincën juglindore të Batmanit sekuestruan 825 monedha dhe arrestuan tre të dyshuar në një operacion më 29 dhjetor të vitit 2021, tha zyra e guvernatorit të Batmanit.