Mehmet Şah Yılmaz
06 Janar 2022•Përditësim: 07 Janar 2022
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, në bisedën Çavuşoğlu-Lavrov janë trajtuar marrëdhëniet dypalëshe, takimi i Këshillit NATO-Rusi, si dhe zhvillimet aktuale në Kazakistan, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kaukaz.