Semra Orkan
04 korrik 2017•Përditësim: 04 korrik 2017
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kryer një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, bëhet e ditur se në bisedë krahas marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të çështjeve rajonale, janë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me ecurinë e Konferencës për çështjen e Qipros.
Presidenti Erdoğan dhe kryeministrja May kanë vënë theksin në rëndësinë për tejkalimin e bllokimit në bisedimet për Qipron dhe arritjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe të drejtë për të dy palët.
Dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe kryesisht marrëdhëniet ekonomike dhe në industrinë e mbrojtjes si dhe ka vënë në dukje se do të forcojnë edhe të tej bashkëpunimin në çështjen e luftimit të çdo forme të terrorizmit.
Ndër të tjera Erdoğan dhe May janë shprehur se mund të takohen në samitin G-20 në Hamburg.