Beyza Binnur Dönmez
10 Maj 2019•Përditësim: 11 Maj 2019
Ministria turke e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dy terroristë të PKK-së të vrarë në një operacion anti-terror ditën e djeshme ishin ndër ata që përmendeshin në listën e terroristëve të kërkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Celal Kaya dhe Haydar Gul ishin të regjistruar në kategorinë e kaltër dhe portokalli të listës së terroristëve të kërkuar të Ministrisë së Brendshme.
Dje, forcat turke të sigurisë neutralizuan gjashtë terroristë të PKK-së në provincën lindore turke Tunceli.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre, që nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Në kategorinë e dytë të të kërkuarve, Kaya është kërkuar me një shpërblim prej 1.5 milionë lira turke (rreth 250 mijë dollarë), ndërsa Gul me një shpërblim prej 600 mijë lira turke (rreth 98 mijë dollarë).
Lista është e ndarë në pesë kategori me ngjyra, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur me të kaltër, gjelbër, portokalli dhe gri.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra e fëmijë.