Fatjon Prronı
12 Tetor 2015•Përditësim: 12 Tetor 2015
ANKARA (AA) – Shtatëmbëdhjetë terroristë janë vrarë të dielën gjatë sulmeve ajrore në provincën Hakkari, në pjesën jug-lindore të Turqisë, deklaruan autoritetet e këtij vendi, raporton Anadolu Agency.
Forcat e armatosura turke me anë të një komunikate thanë se “17 anëtarë të organizatës terroriste dhe seperatiste (PKK) janë neutralizuar ndërsa tre shpella dhe një depo municioni janë shkatëruar bashkë me pozicionet e terroristëve".
Në deklaratë thuhet se është konfiskuar një arsenal i tërë i armëve dhe dokumenteve të organizatës.
Në të poshtu thuhet se është gjetur dhe konfiskuar municion edhe në provincat Erzurum, Sirnak, Siirt dhe Tunceli.
Përveq kësaj, Forcat e Armatosura të Turqisë thanë se dy avionë të sajë F-16 janë provokuar të dielën nga raketa-hedhësit sirian, përderisa kanë qenë duke fluturuar përgjatë kufirit Turqi-Siri.