Durmuş Genç
23 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
MUĞLA (AA) - Ka filluar stërvitja e përbashkët "Balena Blu-2016" e cila zhvillohet çdo dy vite dhe mbahet për herë të pestë. Java e dytë e saj ka nisur me manovrat e anijeve ushtarake nga baza ushtarake Deti Aksaz në Marmaris, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë stërvitje ku marrin pjesë 11 shtete mike synohet rritja e nivelit të trajnimit në luftën përballë nëndetëseve.
Trupat që marrin pjesë në këtë stërvitje kanë mundësinë të trajnohen edhe në përgatitjen dhe koordinimin me nëndetëset luftarake si dhe trajnimet e ofensivave ajrore.
Trupat e përfshirë në stërvitje
Në këtë stërvitje krahas trupave dhe anijeve ushtarake turke marrin pjesë në kuadër të NATO-s anije edhe trupa ushtarake detare nga SHBA-ja, Kanadaja, Spanja, Bullgaria, Pakistani dhe Rumania.
Në këtë stërvitje marrin pjesë 3 mijë trupa ushtarake nga Turqia, SHBA-ja, Bahrejni, Gambia, Gjeorgjia, Kuvajti, Libani, Nigeria, Pakistani, Rumania dhe Arabia Saudite, ku 17 ekipe janë në pozitën e monitoruesit.
Stërvitja me prestigjin më të lartë të forcave detare të Turqisë, "Balena Blu", pritet të përfundojë më 28 nëntor, me përfundimin e trajnimeve të forcave pjesëmarrëse.