Ali Murat Alhas
10 Shkurt 2021•Përditësim: 10 Shkurt 2021
Një anëtar i lartë i grupit terrorist PKK u soll në Turqi pasi u arrestua përmes një operacioni të inteligjencës turke në Irakun verior, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ibrahim Parim, i ashtuquajturi "komandant i logjistikës" i grupit terrorist PKK, u arrestua në Sinjar në një operacion të kryer nga Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT).
Terroristi, me emrin e koduar Laser, vepronte në Sinjar afër kufirit të Irakut me Sirinë, sipas burimeve, të cilët folën në kushte anonimiteti.
Parim u zbulua se ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 2014 të organizuara nga PKK-ja në provincën lindore Van të Turqisë, ndërsa me grupin terrorist u bashkua në vitin 2015.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.