Dilara Hamit
18 Shkurt 2021•Përditësim: 19 Shkurt 2021
Forcat turke të sigurisë arrestuan një terrorist të kërkuar të DEASH-it, njoftoi një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristi, i kërkuar me njoftim të kuq, u kap në provincën jugore Kilis afër kufirit me Sirinë, tha burimi në kushte anonimiteti.
Lista e të kërkuarve e Turqisë ndahet në pesë kategori me ngjyra, me të kuqen për personat më të kërkuar, ndjekur nga ngjyra blu, jeshile, portokalli dhe gri.
Gjatë operacionit, shtetasi i Kazakistanit me inicialet S.A. u kap nga forcat e sigurisë ndërsa përpiqej të kalonte kufirin siriano-turk.