Jeyhun Aliyev
29 Qershor 2020•Përditësim: 30 Qershor 2020
Turqia denoncoi sot sulmin që kishte për shënjestër themeluesin e shtetit Mustafa Kemal Atatürk në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lidhur me sulmin e fundit mbi statujën e Atatürkut përpara rezidencës së ambasadës së Turqisë në Washington, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme Hami Aksoy tha se "akte të tilla të shëmtuara nuk mund të hedhin hije" mbi historinë e lavdishme të vendit dhe kujtimet për udhëheqësin Atatürk.
"Për të filluar një hetim mbi autorët e këtij veprimi mizor, Ambasada jonë në Washington ndërmori nisma të nevojshme me autoritetet amerikane", tha Aksoy në një deklaratë të shkruar.
Sulmi që kishte si synim statujën prej bronzi të Atatürkut ndodhi në kryeqytetin amerikan më 25 qershor.