Fatma Zehra Solmaz
03 shtator 2026•Përditësim: 03 shtator 2026
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Alparslan Bayraktar, diskutoi me ministrin libanez të Energjisë dhe Ujërave, Joseph Saddi, mbi forcimin e ndërlidhjeve të energjisë elektrike, naftës dhe gazit natyror si dhe zgjerimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës energjetik mes dy vendeve, transmeton Anadolu.
Bayraktar tha në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X se në ministri takoi Saddi-n dhe delegacionin që e shoqëronte.
"Dy ministrat zhvilluan diskutime gjithëpërfshirëse për forcimin e ndërlidhjeve të energjisë elektrike, gazit natyror dhe naftës në rajon si dhe për projektet e mundshme të bashkëpunimit në sektorët e naftës dhe gazit natyror", tha Bayraktar.
"Turqia është e gatshme të ndajë me Libanin përvojën, njohuritë dhe kapacitetet e saj në sektorin e energjisë dhe të forcojë më tej bashkëpunimin energjetik mes vendeve tona përmes projekteve që do të zhvillojmë mbi bazën e përfitimit të ndërsjellë", shtoi ai.