Fatjon Cuka
03 shtator 2026•Përditësim: 03 shtator 2026
Në Tiranë ka filluar sot Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, raporton Anadolu.
Ceremonia e hapjes është mbajtur në ambientet e Universitetit të Arteve të Shqipërisë me pjesëmarrjen e zyrtarëve, artistëve dhe artdashësve.
I rikthyer pas shumë vitesh, këtë vit mbahet edicioni i 14-të i këtij festivali, me pjesëmarrjen e dhjetëra filmave, ndërkohë që do të vazhdojë deri më 12 shtator.
Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar nisi udhëtimin e tij në vitin 1976, ndërsa është ndërprerë në periudha të ndryshme.
Pjesë e konkurrimit për disa çmime do të jenë prodhime kinematografike shqiptare në vitet e fundit.
Festivali organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.