Diyar Güldoğan
27 Korrik 2016•Përditësim: 27 Korrik 2016
ANKARA (AA) – Turqia ka dënuar fuqishëm sulmin e së martës mbi kishën në Francë gjatë të cilit dy sulmuesit vranë me thikë një prift të moshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dënojmë fuqishëm sulmin i cili kishte në shënjestër klerikët dhe njerëzit e pafajshëm të cilët luteshin në vendin e shenjtë”, thuhet në reagimin me shkrim të ministrit të Jashtëm turk.