Gökhan Ergöçün
15 Dhjetor 2017•Përditësim: 16 Dhjetor 2017
PEKIN (AA) – Turqia e sheh Kinën si një partner strategjik, tha të premten zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Simsek, raporton Anadolu Agency (AA)
Simsek dhe homologu i tij kinez Wang Yang u takuan në një takim delegacionesh në Shtëpinë Zyrtare për Mysafirë Diaoyutai në Pekin.
Të dy personalitetet ranë dakord të rrisin bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Wang Yang shprehu kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e intensifikuara dypalëshe, duke shtuar se "dëshirojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat".
Sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat) vëllimi tregtar midis Turqisë dhe Kinës arriti në 21.66 miliardë dollarë në 10 muajt e parë të vitit 2017.
Simsek dhe Wang Yang gjithashtu diskutuan çështje rajonale dhe globale.