Emre Doğan
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) – Drejtoria e Ligës amerikane të basketbollit (NBA) paralajmëroi themelimin e akademisë së saj në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).
NBA me projektin ndërkombëtar të zbulimit të talenteve të basketbollit do të themelojë akademi në qytetet kineze Jinanu, Urmuci dhe Hangzhou.
Presidenti i NBA-së, Adam Silver, i cili qëndron në Kinë me rastin e “NBA Global Games 2016”, deklaroi se qëllimi i themelimit të akademisë është të ndihmojë basketbollistët e rinj për të nxjerrë maksimumin e potencialit të tyre.