Volkan Kaşik
03 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
MALATYA (AA) - Gjatë muajit dhjetor Turqia i ka dhënë një goditje shumë të fuqishme organizatës terroriste DEASH. Kjo goditje ka ardhur si në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit" në rajonin El Bab, ashtu edhe në kuadër të operacioneve në mbarë Turqinë. Si rrjedhojë emra të rëndësishëm të organizatës terroriste si Ebu Ensari dhe Eb Hyjsejni Tunusi u neutralizuan, raporton Anadolu Agëncy (AA).
Sipas informacioneve të marra nga AA, mësohet se forcat turke të sigurisë në kuadër të "Mburojës së Eufratit" kanë rritur ndjeshëm efikasitetin e luftës kundër DEASH-it. Deri më tani janë marrë nën kontroll 225 vendbanime dhe kontrollohen plot 1.860 kilometra katrorë të cilat janë pastruar nga DEASH-i.
Mijëra objektiva të DEASH-it janë asgjësuar që nga nisja e ofensivës "Mburoja e Eufratit" më 24 gusht të vitit të kaluar.
Avionët e ushtrisë turke goditën tanket, pikat e kontrollit, vend strehimet, godinat e komandës, automjetet e armatosura dhe vijën mbrojtëse të organizatës terroriste DEASH. Në këtë kuadër u neutralizuan 1.320 militantë në mesin e të cilëve edhe një numër i madh drejtuesish të kësaj organizate.
Neutralizohen të ashtuquajturit Ensari dhe Tunusi
Në kuadër të operacioneve ajrore kundër organizatës terroriste DEASH në El Bab një ditë më parë në mesin e terroristëve të neutralizuar thuhet se është edhe i ashtuquajturi Ebu Ensari.
Ndërkohë në një tjetër operacion ajror të forcave turke më 30 dhjetor në El Bab dhe Daglabash ku u goditën 17 objektiva thuhet se në mesin e 26 terroristëve të neutralizuar kishte një numër të madh drejtuesish. Ndërsa në një tjetër operacion të një dite më parë Ebu Hysejin Tunusi është neutralizuar në El Bab.
Operacionet brenda Turqisë nuk e ulën intensitetin
Në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH, ashtu sikurse lufta në kufirit turko-sirian edhe ajo në brendësi të Turqisë nuk e uli intensitetin e saj. Vetëm gjatë muajit dhjetor në kuadër të këtyre operacioneve të paktën 260 persona janë ndaluar si të akuzuar për lidhje me DEASH-in, nga të cilët është dhënë masa e arrestit për 59 persona.
Gjatë këtyre operacioneve kundër kësaj organizate e cila godet njerëz pa bërë asnjë dallim mes fëmijëve, të moshuar dhe grave, si dhe në ditët më të lumtura të tyre, janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme broshurash, dokumentesh të organizatës terroriste si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha armatimi dhe municionesh.
Disa nga operacionet gjatë muajit dhjetor
Më 3 dhjetor si pasojë enjë operacioni kundër DEASH-it në Stamboll u bë e mundur ndalimi i 8 të dyshuarve, në mesin e të cilëve ishin edhe dy fëmijë të vegjël të dërguar nga babai i tyre për t'iu bashkuar DEASH-it.
Po në Stamboll më 6 dhjetor u bë e mundur kapja e një militanti të DEASH-it në përgatitje e sipër për veprim. Ai është konstatuar duke bërë zbulim në vende të frekuentuar nga turistët dhe njerëz të shumtë. M.Ö u arrestua nga ekipet e shërbimeve informative në Bağclar. Pas verifikimeve për të u dha masa e arrestit me burg.
Në kuadër të luftës kundër DEASH-it policia e Ankarasë arrestoi 12 persona. Ndërsa në Şanlıurfa u arrestuan 3 persona me kombësi siriane të akuzuar si pjesëtarë të DEASH-it. Nga 43 persona të ndaluar në Konya gjykata vendosi arrest me burg për 33 prej tyre.
Ndërkohë Gjykata në Gaziantep vendosi dënimin me 8 vite e 9 muaj për Murat Taşçı. Ai u gjet fajtor për fotografimin e ushtrisë, xhandarmërisë, shoqatave aleviane, dhe qendra policore duke i dërguar këto informacione drejtuesve të DEASH-it.
Gjykata e Stambollit vendosi për 41 të ndaluar masën e arrestit me burg në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste DEASH.
Ndërkohë policia e Adana-s arrestoi 40 persona të dyshuar si pjesëtarë të organizatës DEASH.
Në kuadër të këtyre operacioneve në Gaziantep u arrestuan 18 persona të akuzuar si militantë të DEASH-it. Gjatë kërkimeve në shtëpitë dhe automjetet e tyre u gjetën 3.5, 4 kilogramë lëndë shpërthyese e tipit TNT.
U shkatërrua "ekipi i fjetur"
Një ekip prej 7 personash të dyshuar si militantë të DEASH-it u ndalua në Sakarya, ndërkohë më pas u kuptua se ai ishte një "ekip i fjetur" dhe i gatshëm për atentate në Turqi. Gjykata e këtij qyteti vendosi masën e arrestit me burg për këto 7 persona të cilët ishin në listën e të kërkuarve edhe në Irak.